LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i naftës

Bie çmimi i naftës

Çmimi i arit të zi në tregjet botërore ka shënuar rënie. Nafta bruto Brent e Londrës për gushtin ra 63 cent në 116.61 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta bruto amerikane West Texas Intermediate ra 44 cent në 94.71 dollarë për fuçi.

Të dyja kontratat ranë më shumë se 1 dollarë në ditën e hënë. Analistët thonë se përhapja e problemeve të borxhit në Spanjë dhe në Itali do zhvlerësojë naftën.

Ata paralajmërojnë se një raund i dytë i stimulit të ekonomisë në rang global mund të rrisë naftën Brent në 150 dollarë për fuçi në fund të këtij vitit. /Telegrafi/