LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i naftës

Bie çmimi i naftës

Nafta Brent dhe nafta bruto amerikane ranë në sesionin e së premtes pasi të dhënat e indeksit menaxherial të prodhimit në kinë ranë në pikën më të ulët 28 mujore.

Këto të dhëna kanë rritur shqetësimet se konsumatori i dytë i naftës në botë mund të ndalë kërkesën në një kohë kur vendet e agjencisë ndërkombëtare të energjisë pritet të hedhin në treg rezervat e tyre strategjike.

Nafta bruto Brent e Londrës për gushtin ra 81 cent në 111.67 dollarë për fuçi, pasi në sesionin e kaluar ra me 1dollar. Nafta Brent pritet të mbyllë këtë javë në territor pozitiv. Në dy javët e kaluara bençmarku eruopian regjistroi rënie. Nafta bruto amerikane për gushtin West Texas Intermediate ra 60 cent në 94.82 dollarë për fuçi. /Telegrafi/