LAJMI I FUNDIT:

Biden: SHBA-ja është e hapur për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Biden: SHBA-ja është e hapur për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Pasi Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione shtesë ndaj Rusisë, presidenti amerikan, Joe Biden tha se “ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve shtesë”.

“Unë do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për atë që do të bëjmë apo nuk do të bëjmë”, tha Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa diskutonte mbi ekonominë amerikane.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash, duke përfshirë ndalimin e naftës ruse, raporton cnn.


Propozime të tjera përfshijnë sanksionimin e individëve që kryen krime lufte në Bucha, Ukrainë; heqja e bankës më të madhe ruse Sberbank dhe dy kompanive të tjera nga sistemi SWIFT, një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën; dhe ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga valët evropiane.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, njoftoi të mërkurën sanksione të mëtejshme kundër 63 qytetarëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë edhe kompanitë e mediave ruse “pas fushatës së egër të dezinformimit të Putinit” dhe punonjësve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Snajperi ukrainas u tregua më i shpejtë teksa u gjend ‘ballë për ballë’ me dy ushtarë rusë që tentuan të qëllojnë me granatahedhës

Snajperi ukrainas u tregua më i shpejtë teksa u gjend ‘ballë për ballë’ me dy ushtarë rusë që tentuan të qëllojnë me granatahedhës

Botë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Rrokaqielli që u bë “simbol i goditjeve nga uraganet e njëpasnjëshme” në Luiziana, është shkatërruar pasi ka qëndruar i braktisur për gati katër vjet

Rrokaqielli që u bë “simbol i goditjeve nga uraganet e njëpasnjëshme” në Luiziana, është shkatërruar pasi ka qëndruar i braktisur për gati katër vjet

Amerika
Dronët rusë kaluan brenda kufijve të NATO-s, çfarë ndodhi në të vërtetë dhe cilat ishin reagimet?

Dronët rusë kaluan brenda kufijve të NATO-s, çfarë ndodhi në të vërtetë dhe cilat ishin reagimet?

Botë
Kalo në kategori