Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ai amerikan Joe Biden kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, në të cilën Biden tha se planifikon të nënshkruajë projektligjin e ndihmës “sapo të miratohet nga Senati”, njoftoi Zelensky në mediat sociale.
Biseda telefonike vjen pas votimit të 20 prillit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, kur u miratua një paketë kyçe e ndihmës së huaj për aleatët e SHBA-së, duke siguruar mbi 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, transmeton Telegrafi.
Zelensky falënderoi presidentin amerikan për “mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën dhe udhëheqjen e vërtetë globale”.
Presidenti ukrainas tha se Biden e siguroi atë “se paketa do të miratohet shpejt dhe se do të jetë e fuqishme, duke forcuar mbrojtjen ajrore, me artileri me rreze të gjatë veprimi”.
Senatori amerikan Mark Warner tha më 21 prill se dërgesat që përfshijnë sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi mund të jenë gati për t’u dorëzuar brenda disa ditësh.
“SHBA mund të fillojë transferimin e sistemeve raketore taktike të ushtrisë me rreze të gjatë (ATACMS) në Ukrainë deri në fund të javës, në pritje të miratimit nga Shtëpia e Bardhë”, tha Warner.
“Vendimi tjetër i Dhomës së Përfaqësuesve për të lejuar konfiskimin e aseteve të ngrira ruse, dërgon gjithashtu një sinjal të fortë për të gjithë partnerët tanë”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

A mund të mbijetojë NATO pa SHBA-në?

"Nuk është fundi i botës nëse SHBA largohet nga NATO", deklaron ish-Sekretari britanik i Mbrojtjes

"Gaza nuk është në shitje", grupi pro-palestinez i lënë disa mesazhe Trumpit në resortin e tij të golfit

Trump konsideron tërheqjen e trupave nga Gjermania

"Me çfarëdo çmimi qoftë" - investime historike në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja