LAJMI I FUNDIT:

Biankonerët iu kthehen fitoreve

Biankonerët iu kthehen fitoreve

Juventus ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Fiorentinas në Artemio Franki, për t’u ngjitur në pozitën e katërt të tabelës.

Biankonerët kaluan në epërsi me të filluar ndeshja me golin e mesfushorit brazilian Diego (2’), por vendasit barazuan pas gjysmë ore lojë kur Marco Marchionni shënoi me kokë në portën e Alex Manninger.

Pjesa e dytë solli raste për të dyja palët, por që shkoi në favor të mysafirëve që shënuan golin e radhës në minutën e 68-të me anë të mbrojtësit Fabio Grosso, gol që edhe i dha fitoren Juventusit.


Ndeshja pati edhe disa raste të diskutueshme, me edhe dy penalti të kërkuara nga vendasit, por të shikuara me sy tjetër nga arbitri i ndeshjes.

Fitorja ngre Juventusin në pozitën e katërt me 44 pikë, një më shumë se Palermo që nesër pret në fushë të vet Livornon./Telegrafi/