Treguesi i ndjesisë ekonomike në Shqipëri u rrit me 6.3 pikë në muajin mars. Vrojtimi mujor i Bankës së Shqipërisë tregoi se, pas ndalimit në muajin shkurt, treguesi i besimit iu kthye rritjes në të gjithë sektorët e biznesit dhe te konsumatorët.
Treguesi i ndjesisë ekonomike aktualisht qëndron 13.5 pikë mbi mesataren e vet afatgjatë.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 5.3 pikë përqindjeje në muajin mars, falë vlerësimeve pozitive për ecurinë e prodhimit dhe kontratave porositës, kryesisht nga eksportet.
Niveli i këtij treguesi është aktualisht 11.7 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Bizneset që operojnë në sektorin e industrisë kanë rritur pritshmëritë e tyre për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen. Ndërkohë, pritjet e tyre për çmimet e shitjes në të ardhmen kanë vazhduar tendencën rënëse.
Treguesi i besimit të sektorit të ndërtimit u rrit me 3.5 pikë në mars, duke arritur nivelin më të lartë historik.
Ky tregues është 28.4 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rritja e regjistruar në muajin mars u nxit nga vlerësimet më të larta të bizneseve si për aktivitetin e tyre aktual, ashtu edhe për kontratat porositëse. Bizneset që operojnë në ndërtim ruajtën të pandryshuara pritshmëritë për punësimin, ndërsa kanë rishikuar për poshtë pritjet për çmimet e shitjes në të ardhmen.
Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve u rrit me 9.1 pikë përqindjeje në muajin mars. Niveli aktual i indeksit të besimit në këtë sektor qëndron në nivelin më të lartë historik, rreth
19.3 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët e treguesit, performanca aktuale e biznesit dhe niveli i kërkesës, u rritën ndjeshëm. Ndërkohë, edhe bizneset i kanë përmirësuar pritshmëritë për ecurinë e kërkesës në të ardhmen. Pritshmëritë e tyre për performancën e çmimeve në të ardhmen nuk kanë shënuar ndryshime të rëndësishme krahasim me muajin e kaluar.
Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë u rrit me 5.1 pikë përqindjeje në mars, kryesisht falë vlerësimeve mjaft optimiste të bizneseve për ecurinë e biznesit. Gjithashtu, pritjet për punësim janë rritur gjatë kësaj muaj, por në një shkallë më të ulët se komponenti i parë.
Niveli aktual i treguesit të besimit në tregti qëndron 11 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Pritjet për ecurinë e biznesit në të ardhmen dhe punësimin janë rritur lehtësisht në muajin mars, ndërsa pritshmëritë për çmimet e shitjes në e ardhmja vlerësohet në rënie.
Treguesi i besimit të konsumatorit vazhdoi tendencën pozitive të muajve të fundit, me një rritje prej 3.8 pikë përqindjeje në muajin mars.
Niveli i tij aktual qëndron afër mesatares historike, për herë të parë që nga shtatori i vitit 2021. Përmirësimi i treguesit të besimit konsumator u përcaktua nga pritshmëritë më të mira në lidhje me situatën e përgjithshme ekonomike dhe financiare, si dhe blerjet e mëdha në të ardhmen. Pritjet e konsumatorëve për ecurinë e përgjithshme të çmimeve në të ardhmen kanë pësuar rënie gjatë muajit mars. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Vuçiq thotë se Radoiçiq nuk është plagosur, por nuk e mohon se ishte në grupin terrorist në Banjskë

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

U konfirmuan paralajmërimet e AKI-së për trajnimin e serbëve në Rashkë

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës