LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Po të isha unë trajner, Milani do ta fitonte titullin

Berlusconi: Po të isha unë trajner, Milani do ta fitonte titullin

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se Milani do ta fitonte Scudetton këtë sezon, nëse ai do të ishte trajner.

Këto pohime sensacionale, kryeministri italian i bëri gjatë një tubimi politik.

“Milani është ekipi që e dua, prandaj unë jam tifozi numër një. Megjithatë, këtë sezon, përkundër shumë lëndimeve, nëse unë do të isha trajner, atëherë ky Milan do ta fitonte Scudetton me pesë ose gjashtë pikë epërsi”, theksoi Berlusconi. /Telegrafi/