LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Kurrë nuk kam menduar ta shes Milanin

Berlusconi: Kurrë nuk kam menduar ta shes Milanin

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka mohuar edhe njëherë spekulimet se planifikon ta shesë klubin pas fillimit të dobët këtë sezon.

“Askush asnjëherë nuk e ka thënë se Milani është në shitje. Këto lajme nuk kanë dalë nga qarqet tona të komunikimit”, ka thënë Berlusconi për “Datasport”.

Berlusconi është në krye të Milanit që nga viti 1986, ndërsa gjatë kësaj kohe Rossonerët kanë fituar trofe të shumta, në veçanti pesë tituj të Ligës së Kampionëve (duke llogaritur edhe kohën kur quhej Kupa e Kupave të Evropës).