LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rrugët dhe turizmi përparësi e Buxhetit

Berisha: Rrugët dhe turizmi përparësi e Buxhetit

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha përcaktoi të mërkurën ndërtimin e rrugëve dhe turizmin si përparësi të buxhetit të vitit 2010.

Kryeministri Berisha, foli në mbledhjen e Qeverisë menjëherë pas kthimit nga Brukseli tha se do të bëhet gjithçka që Shqipëria të jetë sa më e pastër, që të pastrohet vendi nga plehrat pa pritur fillimin e sezonit turistik dhe të punohet shumë seriozisht për përgatitjen e vendit për turizëm.

"Ministria e kulturës do të inspektojë të gjitha vendet e trashëgimisë kulturore që janë me qindra në mënyrë që ato të mos jenë askund tjetër përveç se mjedis i pastër", tha ai.

Berisha u kushtoi rëndësi të veçantë kështjellave të vendit dhe nevojës për ruajtjen e tyre dhe theksoi deklarimin e Shqipërisë si vendi numër një në planet për turizëm. "Shko në Shqipëri se ke çfarë të shohësh, nuk ka ftesë më të bukur që marrim", tha ai.


Kryeministri e quajti Shqipërinë "një Zvicër me det" dhe theksoi se vendi ka kaq shumë male dhe kaq shumë vijë bregdetare, që janë atraksione shumë të veçanta për turistët me theks në turizmin kulturor. /Telegrafi/