LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Kemi përkrahjen për vazhdimin e privatizimit

Beqaj: Kemi përkrahjen për vazhdimin e privatizimit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), si përfaqësuese me e fuqishme e komunitetit të biznesit ka përkrahur sot prioritete e zhvillimit ekonomik të vendit të hartuara nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë takimit që përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kishin me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj u tregua interesim i madh dhe u përkrah plani i veprimit te hartuar nga Qeveria e Kosovës, tha kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu. “Të gjitha këto procese e kane marr një drite jeshile se vërtet do te përkrahim dhe gatishmëria e komunitetit te biznesit ne ketë drejtim ka qene e pakontestueshme”, tha kryetari i OEK-ut.

Gërxhaliu theksoi se rekomandime nga biznesi dhe sektori privat do të qojnë drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe do t’i kontribuon implementimit te prioriteteve.

Kurse, ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj tha se nga pjesëmarrësit në takim ka marrë një përkrahje jashtëzakonisht pozitive.”Jam jashtëzakonisht i kënaqur se komuniteti i biznesit ka shpreh bashkëpunimit ne fushën e reduktimit te ekonomisë joformale, pra me kalim nga ekonomia joformale ne ekonomi formale”, theksoi ministri Beqaj.


Ministri i Zhvillimit Ekonomik theksoi se ka marr mbështetje të jashtëzakonshme sa i përket vazhdimit të procesit te privatizimit.“Njëkohësisht u debatua dhe u mirëprit shumë edhe reduktimi i barrierave në funksionimin e bizneseve, u mirëprit fakti që kemi projekte konkrete të cilat janë të parapara me afatizim. U propozua që legjislacioni të revitalizohet dhe i informova se kur flasim për eliminimin e barrierave të biznesit e kemi dërguar paketën e pare ligjore e cila na mundëson një qasje te tille”, u shpreh Beqaj

Ministri Beqaj theksoi se është ndier i lumtur që çështjen e hapura në kohën kur ishte kryetar i OEK-ut janë pjesë e programit qeveritar. /Telegrafi/