[tag_tagmanagerringier]a Beqaj falënderoi bizneset që ndihmuan Shqipërinë - Telegrafi - Telegrafi Beqaj falënderoi bizneset që ndihmuan Shqipërinë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Beqaj falënderoi bizneset që ndihmuan Shqipërinë

Beqaj falënderoi bizneset që ndihmuan Shqipërinë

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj falënderoi sot kompanitë kosovare te cilat me mjete financiare ndihmuar tejkalimin e pasojave të përmbytjeve në Shkodër dhe theksoi se ndihmat që u dërgua ishte solidare, ndihmë e vogël në krahasim me nevojat që ka Shkodra, por njëkohësisht këto ndihma përcollën mesazhin se i gjithë komuniteti i biznesit në Kosovë e kishte ndier shumë rëndë përmbytjet dhe pasojat e tyre.

Ne një takim me përfaqësuesit e biznesit te cilët financiarisht ndihmuan Shqipërinë ne tejkalimin e pasojave te vërshimeve ne Shkodër e rrethin, ku morri pjese edhe ambasadori i Shqipërisë ne Kosove, Islam Lauka, kryetari Beqaj theksoi se angazhimi OEK-u dhe komuniteti i biznesit ka dhënë rezultate.

“Kisha dashur qe ti falënderoj publikisht te gjithë ata te cilët kane dhënë ndihme, gjithashtu edhe ambasadorin i cili ka pas një angazhim permanent, i cili e ka dërguar ne kohe mesazhin e biznesit te Qeveria.

Kishim një pritje shume te mire e cila na beri te ndihemi qe me nuk flasim për një komunitet këndej apo andej kufiri mirëpo ishte qasja e një komuniteti te biznesit ne tërësi gjithë shqiptar, pra nuk ishte fjala me për komunitet te biznesit vetëm ne Kosove apo Shqipëri”.