LAJMI I FUNDIT:

Beqaj dorëzon 120 mijë euro, ndihmë e biznesit kosovar

Beqaj dorëzon 120 mijë euro, ndihmë e biznesit kosovar

“Shuma prej 120 mijë eurosh dhënë nga disa kompani që zhvillojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në Kosovë është fillimi i një ndihme që në ditët e ardhshme do të vijë në rritje. Kjo tregon se kombi ynë reagon me të njëjtën ndjesi e përgjegjësi në situatat e vështirë duke dëshmuar kësisoj edhe një herë vlerat e patjetërsueshme të kontinuitetin tonë shpirtëror”, u shpreh ai.

Në një konferencë të përbashkët për mediat në Tiranë, Besim Beqaj dhe homologu i tij në Shqipëri, Nikolin Jaka pohuan se ky moment duhet të shërbejë për rritjen e ndjeshmërisë së biznesit në Shqipëri dhe Kosovë për të ndihmuar më mirë dhe më shumë familjet që u dëmtuan nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj duke shprehur solidaritetin e biznesit dhe qytetarëve të Kosovës, bëri të ditur se OEK ka ngritur një grup pune për të mbledhur ndihmat e biznesit kosovar për t’i sjellë më pas për banorët e zonave të përmbytura.

“Edhe pse relativisht simbolike, ndihma e biznesit të Kosovës për zonat e përmbytura shpreh solidaritetin që populli shqiptar në të dy anët e kufirit ka ditur të dëshmojë sidomos gjatë dekadave të fundit”, u shpreh Beqaj.


Nikolin Jaka, kryetari i Odës Ekonomike të Shqipërisë tha se në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, mjaft biznese iu përgjigjën thirrjes për të dhënë ndihmën e tyre, qoftë financiare, qoftë dhe me ndihma të tjera ushqimore, në medikamente apo në mjete transporti. Jaka tha se kanë filluar kontaktet edhe me institucionet homologe në Austri, Gjermani, Itali, Turqi, Bullgari e të tjerë.

Ai shprehu mirënjohje për biznesin shqiptar, për vizitën e delegacionit të Odës Ekonomike të Kosovës në zonat e përmbytura si dhe për kontributet e biznesit kosovar.

Beqaj dhe Jaka ftuan biznesin të vazhdojë ndihmën e nisur, jo vetëm me mjete financiare, por dhe me ndihma ushqimore, ujë, medikamente, mjete transporti duke përfshirë ato të tonazhit të rëndë apo me karburant.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori