LAJMI I FUNDIT:

Beogradi flet për Gazivodën si për pronë të vet

Beogradi flet për Gazivodën si për pronë të vet

Mediet e Beogradit raportojnë sot për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, që u zhvillua midis dy kryeministrave: Isa Mustafa e Aleksandër Vuçiq, i cili përfundoi duke lënë pa marrëveshje të katër temat për të cilat u bisedua atje:

Asociacionin e Komunave Serbe, telekomunikacionin, energjetikën dhe barrikadën mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.

Ndërsa citojnë kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, të ketë thënë se “pozicionet tona rreth çështjeve janë të pandryshuara”, mediet serbe rikujtojnë nënshkrimin e marrëveshjeve me Kosovën si kusht për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE, ndërsa për Gazivodën raportojnë si për pronë të Serbisë.


E përditshmja “Novosti”, e njohur për përçim pikëpamjesh nacionaliste serbe, inkurajon kryeministrin e vet për t’u qëndruar pikëpamjeve “të pandryshuara”, duke akuzuar delegacionin e Kosovës se “deshi që me një të hequr lapsi të rrëmbejë “Gazivodën”, “Vallaçin” dhe gjithë linjën e tensionit të lartë, praktikisht tërë pronën.”

Serbia, sipas burimeve të Koha.net, i ka ofruar Kosovës ndarjen e pronësisë në Gazivodë gjysmë për gjysmë, por delegacioni ynë ka refuzuar me arsyetimin se ky liqen me hidrocentralin, transformatorin dhe linjat e tensionit i takon i plotë Kosovës.

Mediet serbe po ashtu shkruajnë se Beogradi i ka propozuar Kosovës të aplikojë për numrin thirrës – prefiks, që ai do t’ia jepte Prishtinës, ndërsa Serbisë t’i lejohet formimi i kompanisë në Kosovë, që do të kishte trajtim të barabartë me operatorët e tjerë, që po ashtu është refuzuar nga Kosova.

Kosova kërkon prefiks që nuk varet nga Serbia, ndërsa Beogradi mund të konkurrojë në tregun telekomunikativ të Kosovë njësoj si vendet e tjera të botës.

Për AKS-në, ndryshe nga perceptimet e palës së Kosovës, mediet serbe shfaqen optimiste se mund të afrohen qëndrimet, transmeton Koha.net, ani pse Beogradi këmbëngulë për ingerenca ekzekutive, ndërsa Prishtina për trajtim të tij në përputhje me ligjet e vendit, që nuk shkojnë përtej OJQ-ve.

Për barrikadën mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, mediet transmetojnë pohimet e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili thirret në Marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës pushteti lokal ka të drejtën e marrjes së vendimeve rreth planifikimit hapësinor dhe në përputhje me këtë “Mitrovica e veriut duhet vetë të vendosë nëse do ta heqë “Parkun e Paqes” (barrikadën) ose ta lë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori