LAJMI I FUNDIT:

Benzema: Kënaqësi të luash krahas Kaka dhe Ronaldo

Benzema: Kënaqësi të luash krahas Kaka dhe Ronaldo

Edhe pse nuk ka treguar formën e tij më të mirë që nga transferimi në Bernabeu, sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk pendohet për transferimin.

“Në La Liga ndeshjet zhvillohen shumë shpejtë dhe kjo më konvenon mua. Ka lojtarë me kualitet të lartë dhe asnjë skuadër nuk mbetet prapa, të gjitha janë konkurrente”.

“Të luash përkrah me Kaka dhe Cristiano është ëndërr- kur e dëshiron topi, ai vjen te ti në mënyrë të përsosur dhe kjo i lehtëson shumë gjërat”, ka thënë Benzema për “AS”.