LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Sfida për titullin ende nuk ka mbaruar

Benitez: Sfida për titullin ende nuk ka mbaruar

Liverpooli është ende në garë për titullin e Ligës Premier, sipas menaxherit të kësaj skuadre, Rafa Benitez.

Pas barazimit të mbrëmshëm me rezultat 2-2 ndaj Birmingham City, Benitez ka refuzuar të pranojë se gjasat e ekipit të tij për të fituar titullin kanë marrë fund, edhe pse ata tashmë janë 11 pikë prapa liderit, Chelseat.

“Ne kemi treguar kur kemi fituar gjashtë ndeshje radhazi më herët, se çfarë mund të bëjmë. Dhe ishim nën presion kur e mposhtëm Manchester United. Ekipi nuk është duke luajtur keq”, ka thënë spanjolli./Telegrafi/