LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Nuk do ta shkëmbeja Torres për Rooney

Benitez: Nuk do ta shkëmbeja Torres për Rooney

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se Fernando Torres ka një të ardhme shumë më të mirë te Redsat se ylli i Manchester United, Wayne Rooney.

Dy sulmuesit do të përballen me njëri-tjetrin në derbin e nesërm të Ligës Premier në Old Trafford.

“Për ne, Fernando është shumë i rëndësishëm. Nëse ai do të kishte qenë në formë gjithë sezonin, diferenca ndaj kreut do të ishte më e vogël. Nëse Fernando është në formë ai shënon në shumicën e ndeshjeve, andaj është shumë e thjeshtë. Do të kishte qenë një sezon më ndryshe për ne, nëse ai nuk do të ishte lënduar dhe do të kishte luajtur më shumë”.

“A do ta shkëmbeja me Rooney? Jo, vërtet. Fernando është një lojtar fantastik dhe nuk ka dyshime se Rooney është shumë, shumë i mirë. Por Fernando është lojtari ynë, fansat e duan dhe duam ta mbajmë”, ka thënë Benitez./Telegrafi/