LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Mund të fitojmë edhe pa Gerrard e Torres

Benitez: Mund të fitojmë edhe pa Gerrard e Torres

Steven Gerrard dhe Fernando Torres nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit të Liverpoolit, Rafael Benitez, në ndeshjen e të shtunës kundër Sunderlandit, mirëpo tekniku spanjoll thotë se Të Kuqtë mund t’ia dalin mbanë edhe pa dy lojtarët kryesorë.

“Mund të fitojmë pa ata. Kemi lojtarë të mirë në skuadër të cilët mund t’i zëvendësojnë, por duhet të shfaqim karakter dhe shpirt për të tejkaluar këtë problem”.

“Kemi lojtarë të cilët janë stërvitur mirë dhe presin shansin e tyre. Tash momenti ka ardhur dhe ata mund ta shfrytëzojnë mundësinë e tyre.”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/