LAJMI I FUNDIT:

Benitez i sigurt se Liverpooli do të rikthehet

Benitez i sigurt se Liverpooli do të rikthehet

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotë se është qind për qind i sigurt se skuadra e tij do të kthehet në garë për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.

“Mund ta shikoni tabelën dhe nuk ka shumë, shumë diferencë. Gjëja kryesore për mua është se duhet të analizojmë pozitën tonë dhe të pyesim vetveten- ‘Si mund të përmirësohemi?’”.

“Duhet të vazhdojmë të angazhohemi dhe pas një ose dy muajsh, jam qind për qind i sigurt se do të jemi lartë në tabelë dhe do të jetë krejtësisht ndryshe”, ka thënë Benitez për The Sun. /Telegrafi/