LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Gerrard nuk ndalet së përmirësuari

Benitez: Gerrard nuk ndalet së përmirësuari

Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka deklaruar se kapiteni i Të Kuqve, Steven Gerrard, vazhdimisht punon në përmirësimin e lojës së tij, madje ai analizon edhe xhirimet për të shikuar anët pozitive dhe dobësitë e tij.

“Gerrard është një lojtar, i cili gjithmonë mundohet të përmirësohet. Ai vazhdimisht kërkon të mësojë”.

“Para se të shkonte t’i bashkohej përfaqësueses së Anglisë, ai e mori një DVD të përgatitur nga një person i angazhuar për analizat e skuadrës”.

“Ai është dikush që gjithmonë kërkon të bëhet më i mirë, është pjesë fondamentale për të dhe një bonus shumë i madh për çdo trajner”, ka thënë Rafa për faqen zyrtare të Liverpoolit.