LAJMI I FUNDIT:

Benitez dëshiron të shmangë disfatën nga Benfica

Benitez dëshiron të shmangë disfatën nga Benfica

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, beson se skuadra e tij mund ta eliminojë Benfican nga Europa League, edhe pse Redsat do të hyjnë në takimin kthyes me dizavantazh prej 2-1.

“Situata nuk është e keqe. Ne kemi shënuar një gol si mysafir dhe kemi një skuadër më të mirë tani, kështu që shpresoj se ne mund ta menaxhojmë golin në mënyrën më të mirë”.

“Ata kanë baraspeshë. Ata mund të sulmojnë dhe të mbrohen mirë duke pasur besim të madh, kështu që do të jetë vështirë për ne. Por ne po luajmë mirë në shtëpi, sidomos në ndeshjet e fundit. Ne e dimë se Benfica është ekip i mirë por ne besojmë se mund ta mposhtim”.

“Ky është rast për të fituar trofe. Do të jetë me rëndësi për të gjithë këtu, tifozët dhe klubin. Kështu që ne do të tentojmë të bëjmë më të mirën”, deklaroi Benitez. /Telegrafi/