LAJMI I FUNDIT:

Benfica mohon shitjen e Di Marias

Benfica mohon shitjen e Di Marias

Zëvendëspresidenti organizativ i Benficas, Domingos Soars Oliveira, ka konfirmuar se anësori Angel Di Maria, nuk i është shitur Real Madridit.

Raportet e mediave portugeze thoshin se Di Maria ka kompletuar transferimin e tij nga Benfica te Real Madridi për 40 milionë euro, spekulime të cilat i hedhë poshtë numri dy i hierarkisë së klubit më të madh portugez.

“Di Maria nuk i është shitur Real Madridit. Ne nuk do të flasim për largime. Vetëm kur të bëhen konfirmime zyrtare, atëherë mund t’i merrni largimet si të garantuara. Deri atëherë, Benfica nuk do të flasë për largime apo transferime të mundshme”.

“Siç e dini, çdo ofertë që kemi në dorën tonë, duhet t’i raportohet tregut (Komisionit të sigurisë së tregut portugez). Ne nuk kemi ofertë tani për tani, por është e natyrshme që të vijë”, ka thënë Oliveira. /Telegrafi/