Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për AFP rreth mundësisë së anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nënkupton se të dyja organizatat duhet ta bënin më të lehtë – dhe më të shpejtë – anëtarësimin e vendeve kandidate.
“Është tronditëse… Është e vështirë të besosh atë që po shihni – por askush nuk mund të pretendojë se është i befasuar”, tha Kurti, duke komentuar pushtimin rus në Ukrainë.
Pas agresionit rus në Ukrainë, Kurti po i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-ja, që të forcojnë krahun e tyre jugor në Ballkanin Perëndimor, duke lejuar anëtarësim më të shpejtë në blloqet e tyre, transmeton Telegrafi.
“Në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk mund të sillemi normalisht. Prandaj, edhe anëtarësimi në BE dhe në NATO nuk mund të bëhen në mënyrat e vjetra”, pohoi kryeministri.
“Është e domosdoshme që Brukseli, si kryeqyteti i NATO-s dhe i BE-së, të rimendojë një mënyrë të re zgjerimi në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.
Kurti ka kohë që ka bërë presion për ta futur Kosovën në të dyja institucionet, por është përballur me rezistencë nga një pjesë e vogël e vendeve si në BE, ashtu edhe në NATO.
Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia janë ndërkohë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE.
Megjithatë, disa anëtarë të bllokut, duke përfshirë Spanjën dhe Greqinë, nuk e njohin sovranitetin e Kosovës, duke bllokuar në fakt çdo rrugë për anëtarësim.
E njëjta çështje po bllokon përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO.
Por, përballë pushtimit rus të Ukrainës, Kurti argumenton se tani është koha për të rishqyrtuar supozimet e vjetra.
Moska ka qenë një kundërshtar i ashpër i Kosovës që nga lufta në vitet 1990, kur aleati i vjetër i Rusisë [Serbia] pa forcat e saj të sigurisë të largoheshin nga territori me ndihmën e sulmeve ajrore të NATO-s.
Pozicioni i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka bllokuar çdo shans që shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 të marrë njohje formale.
Tani që Rusia i nënshtrohet sanksioneve të gjera pas pushtimit të Ukrainës, Kurti tha se është koha e duhur për një rishikim nga NATO dhe BE për të mbështetur Evropën Juglindore, ku Rusia vazhdon të ketë ndikim.
“Perëndimi duhej të merrte parasysh natyrën e presidentit rus Vladimir Putin”, argumentoi ai, transmeton Telegrafi.
“Presidenti i Rusisë është i paparashikueshëm”, tha Kurti. “Ai është udhëheqësi i luftës dhe jo udhëheqësi i paqes”.
Siç argumenton Kurti, “Putin do të përdorë faktorët dhe akterët që kontrollon edhe në Ballkanin Perëndimor”.
Putini mbetet më me ndikim në Serbinë rivale të Kosovës, ku presidenti Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.
“Meqë do të synojnë konflikte të reja, Ballkani Perëndimor në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, janë në rrezik”, paralajmëroi Kurti.
“Në të kaluarën, presidenti rus na përmendte një herë në muaj. Tani ai na përmend disa herë në javë”, pohoi kryeministri Kurti, citon france24.
Vetëm disa ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, muajin e kaluar, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje gjithashtu për anëtarësim të përshpejtuar të Kosvës në NATO.
Ai gjithashtu donte një bazë të përhershme amerikane në territorin e Kosovës për të “garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.
Edhe me fuqinë e saj minimale ekonomike dhe politike, Kosova i ka ofruar mbështetjen e saj Ukrainës, pavarësisht refuzimit prej vitesh të Kievit për të njohur pavarësinë e saj.
Javën e kaluar, Kosova dënoi pushtimin e paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës dhe planet janë për të mirëpritur mijëra refugjatë ukrainasë në vend.
“Ne gjejmë shumë ngjashmëri me situatën tonë para një çerek shekulli”, tha Kurti.
“Një fqinj shumë më i madh donte të na pushtonte, shtypte dhe diskriminonte duke krijuar aparteid”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës