LAJMI I FUNDIT:

Bëhet virale festa e djemve të Messit pas golit të argjentinasit nga goditja e dënimit ndaj Granadas

Bëhet virale festa e djemve të Messit pas golit të argjentinasit nga goditja e dënimit ndaj Granadas

Djemtë e Lionel Messit me të vërtetë kënaqeshin kur babai i tyre shënoi një goditje të shkëlqyeshme të lirë të shtunën në mbrëmje, ndërsa festa e tyre u bë virale.

Deri më tani nuk ka qenë një sezon i mirë për Barcelonën ose Messin, me 33-vjeçarin që vinte nga një verë me tensione, pasi kërkoi largimin nga Camp Npu.

Megjithatë, javët e fundit kanë parë që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë të kthehet në formë dhe ai shënoi dy gola të bukur kundër Athletic Bilbao të mërkurën.


Paraqitja e Messit ndaj Bilbaos ishte më e mirë e tij këtë sezon – magjia e tij në një përmbledhje me momentet më të mira
Lexo po ashtu Paraqitja e Messit ndaj Bilbaos ishte më e mirë e tij këtë sezon – magjia e tij në një përmbledhje me momentet më të mira

Sot (e shtunë) në mbrëmje, Messi vazhdoi me dy gola të tjerë, këtë herë kundër Granadas në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Goli i parë ishte një goditje e bukur nga loja e hapur, ndërsa i dyti ishte i hatashëm nga goditja e dënimit nga rreth 20 metra.

Messi shënon dy supergola ndaj Granadas, i dyti magjik nga gjuajtja e lirë
Lexo po ashtu Messi shënon dy supergola ndaj Granadas, i dyti magjik nga gjuajtja e lirë

Ky gol nga goditja e dënimit do të kishte kënaqur të gjithë tifozët e Barçës, por, në familjen e Messit, djemtë Matteo dhe Ciro e shijuan atë më shumë se shumica dhe këtë e treguan festimet e tyre, të cilat u bënë virale.

Pavarësisht formës së dobët të Messit, dy golat e tij e çuan atë në 11 gola në këtë sezon në La Liga, duke e bërë atë golashënuesi më të mirë në kampionat deri më tani. /Telegrafi/

https://twitter.com/HagridFCB/status/1347977660656476163

https://twitter.com/MediaFff/status/1347976629256118273

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori