LAJMI I FUNDIT:

Beckham ka refuzuar ofertat nga Anglia

Beckham ka refuzuar ofertat nga Anglia

Ylli i LA Galaxy, David Beckham, thotë se ai kishte refuzuar ofertat nga klubet angleze, para se të nënshkruajë me Milanin ku do të rikthehet në muajin janar.

“Kishte opsione edhe për atje. Por gjithmonë kam thënë kur u largova nga Milani se nëse kisha shans të rikthehem, do ta bëja këtë. Nëse ata më dëshironin do të rikthehesha. Ky ishte opsioni im numër 1”.

“Jam i nderuar që ata vërtet më dëshiruan dhe mezi pres të rikthehem atje”, ka thënë Beckham, i cili megjithatë nuk ka përmendur emrat e klubeve angleze të interesuara për të./Telegrafi/