LAJMI I FUNDIT:

Beckenbauer: KB nuk ia vlen pa Messin

Beckenbauer: KB nuk ia vlen pa Messin

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, fitues i Kupës së Botës si lojtar (1974) dhe si trajner i Gjermanisë Perëndimore (1990), beson se Kampionati i ardhshëm Botëror nuk do të ishte interesant pa lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.

“Nuk mund të ketë një Kampionat Botëror pa një lojtar si Messi. Është qesharake që Argjentina po kërcënohet me mospjesëmarrje në Kampionatin Botëror. Diego Maradona duhet të dëshmojë se ata që dyshojnë tek ai e kanë gabim”.

“Unë e kam parë Maradonan duke kërkuar publikisht ndihmë nga Zoti. Kjo do të thotë se presioni mbi të është thuajse jonjerëzor”, ka thënë Beckenbauer “El Mundo”.