LAJMI I FUNDIT:

Bechtel Enka shpallet fituese për autostradën Morinë-Merdare

Bechtel Enka shpallet fituese për autostradën Morinë-Merdare

Komiteti Ndërministror vendosi të publikojë emrin e fituesit të tenderit për ndërtimin e autostradës. Vet ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj konfirmoi se fituese është kompania Bechtel-Enka, e cila ka ndërtuar autostradën edhe në Shqipëri.

Por, ai nuk bëri publik koston e autostradës që do ta përshkojë Kosovën. Para se kompania amerikano-turke Bechtel-Enka të shpallet fituese, oferta e saj u miratua nga Komiteti Ndërministror.

Sipas një vlerësimi të përafërt, kostoja e projektit do të jetë rreth 700 deri në 800 milionë euro. Ndryshe, autostrada Morinë-Prishtinë-Merdar, ka një gjatësi prej 117 kilometrash. Sipas të dhënave të Ministrisë, traseja e autostradës parashihet të kalojë në tetë komuna dhe me asfalt do të mbulohen 1.062 hektarë tokë.

Kompanitë që kanë ofertuar për ndërtimin e kësaj rruge janë: kompania "Alpine" nga Austria, konzorciumi amerikano turk "Bechtel Enka", që e ka ndërtuar edhe autostradën Durrës-Morinë, pastaj kompania "Makyol" nga Turqia, "Pizzaroti" nga Italia, "Porr" dhe "Strabag" nga Austria dhe "Terna" nga Greqia.


Nga te gjitha kompanitë që kanë konkuruar, vetëm dy kanë dhënë ofertë finananciare, Bechtel me 600 milionë euro dhe Strabag me 1 miliard euro. /Telegrafi/