LAJMI I FUNDIT:

BE shpalos reformat ekonomike

BE shpalos reformat ekonomike

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian sot do t’i diskutojnë mënyrat për t’i forcuar ekonomitë e vendeve të tyre për të parandaluar përsëritjen e krizës aktuale të borxheve.

Para takimit në Luksemburg, Komisioneri për Ekonomi, Oli Ren, tha se pret që blloku 27 anëtarësh të lëvizë “shpejt drejt përforcimit të qeverisjes ekonomike”.

Vendimet përfundimtare pritet të shpallen në samitin e liderëve të BE-së në 17 qershor, transmeton REL.
Të hënën, vendet e eurozonës filluan grumbullimin e fondeve masive, që mund të shpëtojnë cilin do anëtar të eurozonës nga dështimi.

Paketa e përgjithshme do të jetë gjithsej 750 miliardë euro.