LAJMI I FUNDIT:

BE me 11 shkurt mban samit të jashtëzakonshëm

BE me 11 shkurt mban samit të jashtëzakonshëm

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) do ta mbajnë një samit të jashtëzakonshëm më 11 shkurt në Bruksel, me fokus në forcimin e ekonomisë.

Duke e paralajmëruar këtë samit, presidenti i ri i BE-së, Herman Van Rompi, tha se bllokut me 27 vende anëtare, i duhet më tepër rritje ekonomike në mënyrë që “ta ruaj mënyrën evropiane të jetesës”.

Spanja, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe po punon paralelisht me zotin Rompi, tha se ekonomia është në fokus të presidencës së saj.