Bashkimi Evropian njoftoi se niveli i borxhit të Greqisë si dhe deficiti i këtij vendi vitin e kaluar ishin shumë më të lartë se sa llogaritjet e mëparshme, duke e bërë më të vështirë për Athinën që të arrijë objektivat e caktuara në marrëveshjen e shpëtimit ekonomik.
BE njoftoi shifra të reja, sipas të cilave borxhi i Greqisë për vitin 2009 ishte baras me 15.4 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar dhe jo 13.6 për qind, siç u llogarit në muajin prill. Gjithashtu, BE-ja tha se borxhi i akumuluar i këtij vendi në fund të vitit të kaluar përbënte rreth 127 për qind të GDP-së dhe jo 115 për qind, që ishte llogaritur më parë.
Ministri grek i Financave u takua sot me zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, pak para se Bashkimi Evropian të publikonte statistikat e ndryshuara rreth borxhit dhe deficitit të Greqisë.
Përfaqësues të tre delegacioneve ishin në Athinë për të rishqyrtuar financat e Greqisë, në kuadër të kontrolleve të regullta rreth zbatimit nga Greqia të paketës së ndihmës ekonomike prej 150 miliardë dollarësh, që iu dha këtij vendi në muajin maj për ta shpëtuar nga falimentimi.
Kryeministri George Papandreou këmbënguli javën e kaluar se qeveria e tij do të përmbushte objektivin e uljes së deficitit me të paktën 5.5 për qind deri në fund të vitit. Por në një intervistë që dha gjatë fundit të javës, ai e pranoi se shifrat e reja do të shtonin presionin për qeverinë e tij për të ulur koston, madje ai tha se Greqia do të kërkojë një afat shtesë për ripagimin e borxheve.
"Ne do të bëjmë një riorganizim të të gjithë sektorit publik në një mënyrë që nuk do të bëhet barë për popullin, por do të kërkojë uljen e humbjeve dhe shtimin e transparencës", tha Papandreou.
Greqia është përpjekur të shtojë të ardhurat, ndërkohë që shifrat zyrtare tregojnë se ajo është mbrapa në këtë drejtim, ndonëse ka shënuar përmirësim në shkurtimin e shpenzimeve.
Megjithë këto njoftime negative për Greqinë, kryeministri Papandreou u shpreh sot me optimizëm rreth planeve të qeverisë së tij për ekonominë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!
Ka mbetur edhe një muaj deri në Samitin e Sigurisë Adria 2024 – Regjistrohuni tani falas
“I kam lënë 15 milionë euro në konto”, “Keqpërdorime të detyrës” – “Trepça” përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Thirrja për subvencionimin e energjisë – ky është dokumenti i plotë i kritereve për aplikim
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë