LAJMI I FUNDIT:

BE e FMN mision për financat e Irlandës

BE e FMN mision për financat e Irlandës

Një mision i Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nesër do të hedhin një vështrim mbi financat e Irlandës dhe borxhet e bankave, ka bërë të ditur ministri irlandez i financave Brajan Lenihan.

Ky lajm u publikua nga Qeveria, pas takimit të ministrave të financave të Eurozonës në Bruksel, dhe u zotua se do të veprojë në mënyrë të koordinuar dhe të vendosur për të mbrojtur euron dhe stabilitetin në eurozonë.

“Ajo për çka ne jemi pajtuar është që të shikojmë problemet strukturore në bankat irlandeze dhe presionet e fundit ne tregje si dhe të vlerësojmë se çka duhet bërë për shkak se çështjet bankare janë teknike dhe të vështira”, tha Lenihan.

Ai nuk ka sqaruar nëse do të ketë ndonjë rezultat konkret në fundjavë, por ka thënë se çështja është urgjente. /Telegrafi/