LAJMI I FUNDIT:

BDI uron qytetarër për 3 vjetorin e anëtarësimit në NATO

BDI uron qytetarër për 3 vjetorin e anëtarësimit në NATO

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese ka uruar qytetarët e vendit për përvejtorin e sotëm – 3 vjet nga anëtarësimi në NATO.

Sipas tyre, të jesh tre vite pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarako-politike në botë paraqet realizimin e përcaktimit më të rëndësishëm strategjik të qytetarëve që nga pavarësia e vendit.


“Në tre vjetorin e anëtarësimit tonë mund të konstatojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut është treguar partnere e barabartë e aleatëve në Aleancë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si për sigurinë rajonale, ashtu edhe për atë evropiane”

“Me veprimin e saj politik, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë garantues aktiv i stabilitetit të brendshëm të vendit, duke kontribuar kështu në arritjen e qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, – thuhet në kumtesën e BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Lajme
Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Lajme
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Lajme
Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori