LAJMI I FUNDIT:

BDI: Jemi të përkushtuar për t’u reformuar si parti dhe të zbardhim të vërtetën

BDI: Jemi të përkushtuar për t’u reformuar si parti dhe të zbardhim të vërtetën

BDI përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni tregon se në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së, ku u vendos që të kërkohet nga Ivanov ta tërheq vendimin e tij antikushtetues është diskutuar edhe për nevojën për reformim transparent të të gjitha niveleve dhe strukturave të BDI-së.

Nga BDI thonë se që nga themelimi i tyre si pasardhëse të UÇK-së, së bashku me Ali Ahmetin kanë ngadhënjyer në çdo garë zgjedhore duke marrë besimin dhe përgjegjësinë nga shumica absolute e shqiptarëve në vend.

“Besimi i qytetarëve për ti zbatuar premtimet zgjedhore është realizuar me pjesëmarrje gati se të pandërprerë në të gjitha pushtetet, gjë që ka bërë që eksponentët partiak të bëhen objekt i kritikës së vazhdueshme, por edhe i shpifjeve të paskrupullta, që përfshijnë akuza të paargumentuara për korrupcion, nebulozave për tradhëti kombëtare gjer tek akuzat marrëzore për vrasje”.


“Për ne, besimi i qytetarëve për Kryetarin Ali Ahmeti dhe Bashkimin Demokratik për Integrim është mbi të gjitha dhe prandaj, për të zbardhur të vërtetën e plotë dhe të vetme, BDI mbështet, kërkon dhe do të angazhohet për hulumtim të thellë të veprimtarisë së çdo funksionari nga viti 2002 gjer më sot dhe bartje të përgjegjësisë për çdo keqpërdorim eventual të besimit partiak dhe detyrës zyrtare”.

“Duke qenë të sigurt në veprimtarinë tonë, ky hap paraqet përkushtim të palëkundur për zbardhjen e së vërtetës dhe nismë reformuese për vijimin e qëndrueshëm të BDIsë si vlerë kombëtare, nëpërmjet të largimit ligjor dhe institucional të të gjitha dyshimeve, por edhe shpifjeve të vazhdueshme tendencioze në adresë të BDIsë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori