LAJMI I FUNDIT:

‘Bayerni më i mirë se Juventusi’

‘Bayerni më i mirë se Juventusi’

Arturo Vidal nuk është pishman që ka vendosur të transferohet te Bayern Munich gjatë verës, madje është i lumtur për zgjedhjen që ka bërë, pasi bavarezët janë ekip më i mirë se ai i Juventusit.

Vetëm disa muaj më parë është larguar nga Juventusi, por si duhet Arturo Vidal e ka lënë prapa aventurën me ‘Zonjën e Vjetër’.

Në një intervistë për ‘Goal.com’, mesfushori kilian ka thënë se transferimi te Bayerni ishte gjëja më e mirë që ka bërë në karrierë, pasi klubi bavarez është shumë më i fortë sesa Juventusi, transmeton KosovaPress.

“Kam bërë këtë zgjedhje pasi Bayerni është skuadër shumë herë më e fortë sesa Juventusi”.


“Këtu luajnë disa prej futbollistëve më të mirë të botës dhe unë dua që t’i ndihmojë të fitojnë. Juventusi është ekip i mirë, por ka shumë dallim mes tij dhe Bayernit”.

“Në Torino kam kaluar një periudhë të mirë, por në Munih po ndihem si në shtëpinë time”, ka deklaruar Vidal, i cili ka realizuar dy gola në 13 ndeshje të Bundesligës këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Kalo në kategori