LAJMI I FUNDIT:

Bayerni i kthehet fitores

Bayerni i kthehet fitores

Pas dy dështimeve radhazi në Bundesliga (një humbje dhe një barazim), Bayern Munichu i është kthyer fitores.

Të shtunën bavarezët kanë shënuar fitore si mysafir i Freiburgut në stadiumin Badenova me rezultat prej 2-1.

Pa përfunduar pjesa e parë (42’), Thomas Muller kaloi mysafirët në epërsi, ndërsa autogoli i Du-Ri Cha në pjesën e dytë (68’) ia dha avantazhin e dyfishtë Bayernit.

Vendasit nuk arritën të bëjnë më shumë se një gol të shënuar në minutat shtesë të takimit (90’+2) nga Stefan Reisinger. /Telegrafi/