LAJMI I FUNDIT:

Bayeri dhe Bayerni barazojnë

Bayeri dhe Bayerni barazojnë

Lideri i tabelës së Bundesligës, Bayern Munich, nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 në fushë të rivalit për titull, Bayer Leverkusen.

Pas një pjese të parë pa gola, bavarezët kaluan në epërsi pas pesë minutash në pjesë të dytë. Një penalti e fituar nga Frank Ribery u shndërrua në gol nga Arjen Robben.

Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi ‘farmacistët’ arritën të barazojnë me anë Arturo Vidal, tetë minuta më vonë (59’), për t’i dhënë barazimin e merituar ekipit vendas.

Pavarësisht barazimit, Bayerni (60 pikë) shton në dy pikë epërsinë ndaj ekipit ndjekës, Schalke 04 në maje të Bundesliga, pasi ky i fundit u mposht në fushë të Hanoverit. Leverkusen vazhdon të mbajë pozitën e tretë me 54 pikë. /Telegrafi/