LAJMI I FUNDIT:

Bashkojnë forcat për ndaljen e naftës

Bashkojnë forcat për ndaljen e naftës

Katër kompanitë më të mëdha të naftës në botë janë bashkuar për krijimin e një sistemi, për të ndaluar derdhjet e mundshme të naftës në Gjirin e Meksikës.

Sipas "Wall Street Journal", bëhet fjalë për një mënyrë për të rifituar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë pas fatkeqësisë së shkaktuar nga shpërthimi i platformës. Kompanitë e përfshira janë Exxon Mobil, Chevron, Royal Dutch Shell dhe Conoco Phillips.

Ndërmarrja e përbashkët ka për qëllim të mbrojë, të ndërtojë dhe të menaxhojë një sistem për ndërhyrjet emergjente e cila mund të mbledhë dhe të ruajë deri në 100.000 fuçi naftë deri në 3.000 metra thellësi.

Sistemi përbëhet nga anije të ndryshme për mbledhjen e naftës si dhe nga një sërë pajisje zhytjeje, në thelb programi është i ngjashëm me atë të zhvilluar nga BP-ja, gjatë tre muajve të krizës që shkaktoi derdhja e naftës. /alsat-m/telegrafi/