LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi ekonomik, prioritet i Kosovës dhe Kanadasë

Bashkëpunimi ekonomik, prioritet i Kosovës dhe Kanadasë

Format e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë, janë diskutuar sot në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku ministri Lutfi Zharku ka pritur ambasadorin e Kanadasë në Kroaci Ed Loughlin dhe bashkëpunëtoren e tij Synthia Dodig

Nga të dyja palët në takim është thënë se format e bashkëpunimit dhe të kooperimit institucional dhe ekonomik, do të jenë prioritete të të dyja vendeve.

Ministri Zharku e njoftoi ambasadorin Loughlin rreth zhvillimeve të përgjithshme ekonomike në Kosovë, si dhe rreth kushteve që ofron Kosova për zhvillimin e afarizmit.

“Duke ofruar hapësira dhe lehtësira të mjaftueshme për biznesin, ofrim të lehtësirave administrative dhe të këshillave për investitorët e huaj, si dhe regjistrim të shpejtë dhe pa burokraci të bizneseve”, ka potencuar Zharku. Ai ka thënë se e tëra kjo, paraqet vetëm disa nga nismat që janë ndërmarrë nga institucionet e Kosovës, e që janë parakusht për ngritjen dhe zhvillimin e biznesit në Kosovë.


“Për të krijuar një klimë pozitive për Kosovën dhe për nxitjen e investimeve të jashtme”, tha Zharku.