LAJMI I FUNDIT:

Barcelona vjen në Kosovë

Barcelona vjen në Kosovë

Klubi i njohur futbollistik Barcelona do të vijë edhe në Kosovë.

Këtë do ta bëjë përmes kampeve që ofrojnë shanse për të mësuar rreth elementeve teknike dhe taktike të futbollit, me të njëjtat metoda që përdoren te klubi i Barcelonës nga yjet e këtij ekipi.

Modeli i Barcelonës po rritet anembanë botës, ndërsa në faqen zyrtare të gjigantit spanjoll, është bërë e ditur se pjesë e projekteve të katalunasve do të jetë edhe Kosova, raporton KTV.


Kampi i Barcelonës në Kosovë pritet të mbahet në fundin e muajit maj, teksa të drejtë për të marrë pjesë kanë fëmijët e të dy gjinive, nga mosha tetë deri në 16 vjeçare, ndërsa do të pranohen gjithsej vetëm 250 fëmijë.

Kjo do të jetë hera e parë që mbahet një kamp i tillë në Kosovë nga ky klub.

Kampi është paraparë që të mbahet në fushat e KF KEK-ut në Kastriot, teksa lojtarët më të mirë të kampit do të kenë mundësi që vitin e ardhshëm të qëndrojnë një javë në hapësirat e Akademisë së Barcelonës në Spanjë.

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
Kalo në kategori