LAJMI I FUNDIT:

“Barcelona do të ishte më mirë financiarisht pa Messin” – Presidenti i përkohshëm vazhdon të jetë pro largimit të argjentinasit

“Barcelona do të ishte më mirë financiarisht pa Messin” – Presidenti i përkohshëm vazhdon të jetë pro largimit të argjentinasit

Presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Carles Tusquets, është përpjekur të sqarojë komentet në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit, por ka dyfishuar pohimet se klubi do të ishte më i qëndrueshëm financiarisht pa të.

Tusquets bëri bujë në fillim të kësaj jave kur ai deklaroi se do të kishte shitur kapitenin e ekipit gjatë verës, nëse do të kishte qenë në krye gjatë asaj kohe.

Messi u përpoq të detyronte një largim nga Camp Nou pas një sezoni të tmerrshëm për klubin, pasi ishte zhgënjyer me drejtimin e tij nën presidentin e atëhershëm Josep Maria Bartomeu.


Drejtuesi aktual i Barcelonës, Tusquets: Unë do ta kisha shitur Messin verën që shkoi
Lexo po ashtu Drejtuesi aktual i Barcelonës, Tusquets: Unë do ta kisha shitur Messin verën që shkoi

33-vjeçari nuk ishte në gjendje të siguronte lirimin e tij, pasi Barca tregonte se një klauzolë në kontratën e tij që e lejonte largimin e tij nuk ishte më e vlefshme.

Edhe me Bartomeun tani të rrëzuar nga pozita e presidentit, e ardhmja e Messit është ende temë e shumë debateve, me Paris Saint-Germain dhe Manchester City që shihen si destinacione të mundshme nëse ai largohet nga klubi.

Trajneri i Barçës, Ronald Koeman ishte më pak i impresionuar me komentet e Tusquets kur u pyet rreth tyre të premten, por Tusquets është përpjekur të zbusë ashpërsinë e komenteve të tij origjinale, duke theksuar se diskutimi i tij rreth pozitës së sulmuesit ishte thjesht në masën e ndikimit ekonomik.

“Unë nuk thashë që do ta shisja Messin; Unë thashë që, financiarisht, largimi i tij do të ishte mirë për klubin”, ka thënë fillimisht 69-vjeçari për Catalunya Radio.

“Do të ishim më mirë sepse thamë që paga e tij është më e larta në botë. Asgjë nuk mund të jetë më e vërtetë. Por, unë nuk jam askush, vendimi është i tij dhe bordi drejtues nuk mund t’i marrë këto vendime”.

Laporta: Nuk është çështje e parave, Messi dëshiron të qëndrojë dhe të jetë i lumtur
Lexo po ashtu Laporta: Nuk është çështje e parave, Messi dëshiron të qëndrojë dhe të jetë i lumtur

“Nëse është e nevojshme, unë do t’i tregoj Koemanit se ai e ka keqkuptuar atë që thashë. Unë thjesht po bëja matematikën”.

“Ajo që gjeneron Messi për klubin e kompenson koston [e kontratës së tij], por Barcelona nuk varet vetëm nga një person”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Liga e Kampionëve
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

La Liga
Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

La Liga
Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Ligat tjera
Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

La Liga
Kalo në kategori