LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ruan kreun

Barcelona ruan kreun

Barcelona u është rikthyer fitoreve pas disfatës së mesjavës ndaj Interit, duke mposhtur me rezultat 3-1 ekipin e fundit në tabelën e kampionatit spanjoll, Xerez, për të forcuan kështu edhe kreun.

Jeffren Suarez i dha epërsinë e hershme ekipit vendas (13’) para se Thierry Henry ta dyfishojë atë në minutën e 24-të. Por vetëm një minutë më pas Mario Bermejo arriti të ngushtojë disavantazhin e ekipit mysafir.

Në pjesën e dytë Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e tretë duke vulosur kështu fitoren e cila e mban kampionin e Spanjës me katër pikë epërsi ndaj rivalit të vetëm për titull Real Madridit. Mbretërit mund ta rikthejnë në vetëm një pikë diferencën nëse sonte më vonë shënon fitore ndaj Real Zaragoza.

Në prag të ndeshjes së të mërkurës ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, trajneri Pep Guardiola zgjodhi të luajë me ekipin e rregullt por me Lionel Messi dhe Gerard Pique që qëndruan në stol. Të dy u kyçën në lojë vetëm në pjesën e dytë. /Telegrafi/