LAJMI I FUNDIT:

Barcelona rikthehet fuqishëm

Barcelona rikthehet fuqishëm

Barcelona nuk gaboi ndaj Villarealit, pasi që shënoi fitore të lartë me rezultat 1-4 në El Madrigal, për t’u rikthyer në mënyrën më të mirë nga eliminimi i rëndë nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja që nga fillimi ishte tejet e shpejtë me raste të shumta. Barcelona i shfrytëzoi mirë rastet e saja, duke e përfunduar sfidën që në pjesën e parë.

Lionel Messi shënoi i pari në portën e vendasve për epërsinë fillestare (19’). Në minutën e 34 akordohet goditje e lirë për Barçën, të cilën në mënyrë mjeshtërore e ekzekuton Xavi kur shënon për rezultatin 2-0. Rezultatin përfundimtar në pjesën e parë e vuri Bojan Krkic pas një depërtimi individual (42’).

Në pjesën e dytë u shënuan dhe dy gola tjerë. Golin e nderit për nëndetësen e verdhë e shënoi Joseba Llorenta (67’), kurse deklasimin e Villarealit e kompletoi Lionel Messi me golin e tij të 29-të këtë sezon në La Liga, për rezultatin përfundimtar 1-4.


Me këtë fitore Barcelona arrin të mbajë kreun e tabelës me 4 pikë më shumë se Reali, që të dielën luan kundër Osasunas, tre javë pa përfunduar kampionati spanjoll. /Telegrafi/