LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po konsideron mundësinë për të nënshkruar me një lojtar të ri pas lëndimit të Balde

Barcelona po konsideron mundësinë për të nënshkruar me një lojtar të ri pas lëndimit të Balde

Sot (e shtunë) Barcelona përmes një komunikate zyrtare, njoftoi se Alejandro Balde ka humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe se së shpejti do t’i nënshtrohet operimit në Finlandë.

Ky lajm padyshim që ka shqetësuar Xavin ashtu si dhe krerët e klubit, andaj tani klubi blaugranas po e konsideron mundësinë për të nënshkruar me një lojtar të ri për të zëvendësuar mbrojtësin spanjoll.

La Liga e lejon klubin që të regjistrojë zëvendësuesin e mbrojtësit të majtë, në rast e është e konfirmuar se ai do jetë jashtë fushave për katër muaj. Balde ka vendosur që t’i nënshtrohet operimit, andaj ky kriter do të plotësohet.


Kjo formulë ishte përdorur kur Gavi pësoi një lëndim që i humbi sezonin. Paga e tij nuk ishte më e përfshirë tek Barcelona, kështu që La Liga e lejoi Barcelonën që të regjistrojë Vitor Roquen.

Lajm i keq për Barcelonën, Balde humb sezonin pasi do t'i nënshtrohet operacionit
Lexo po ashtu Lajm i keq për Barcelonën, Balde humb sezonin pasi do t'i nënshtrohet operacionit

Një ndër kandidatët e mundshëm për transferim është lojtari i Las Palmas, Sergi Cardona, kontrata e të cilit skadon gjatë verës.

Tani mbetet të shihet nëse blaugranasit do të nisin negociatat gjatë afatit kalimtar të janarit, për të siguruar shërbimet e tij.

Momentalisht, Joao Cancelo dhe Hector Fort pritet të jenë opsionet e Xavit për pozitën e krahut të majtë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori