LAJMI I FUNDIT:

Barcelona përgatit ofertë të re për Cesc

Barcelona përgatit ofertë të re për Cesc

Barcelona raportohet se është duke përgatitur ofertë të re për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

The Times shkruan se Barcelona planifikon ta kundërshtojë Arsenalin me edhe një ofertë të dytë për të nënshkruar me Fabregas, pasi oferta e parë prej 29 milionë funteve u refuzua dje.

Barcelona tashmë ka nënshkruar përforcimin e parë të madh të sezonit, pasi solli David Villan nga Valencia për 34.2 milionë funte dhe është e vendosur ta sjellë në ‘atdheun’ e tij edhe 23-vjeçarin Fabregas, i cili u largua nga blaugranët në moshën 16-vjeçare. /Telegrafi/