Barcelona ka treguar se pse është kampion i Spanjës, Evropës dhe Botës, pasi mposhti me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu rivalin e përjetshëm, Real Madridin, duke bërë një hap më afër mbrojtjes së titullit.
Pjesa e parë
Ndeshja filloi në mënyrë të baraspeshuar me të dyja ekipet që patën rastet e veta. Reali fillimisht tentoi të shënojë me disa depërtime të shpejta të Ronaldos, por nuk arriti të konkretizojë. Marcelo po ashtu dy herë pati iniciativa në drejtim të golit të Victor Valdes, por njëri prej tyre u keqpërdor nga Xabi Alonso dhe tjetri u asistua gabimisht, kur braziliani pati mundësinë të godasë në drejtim të portës.
Barcelona patin rastin e parë më të mirë në ndeshje, me Messi që u faullua në zonën e rreptësisë, por me arbitrin kryesor Mejuto Gonzales që ngurroi të tregojë në pikën e bardhë (12’). Por, në minutën e 33-të të ndeshjes blaugranët bënë një aksion të shkëlqyeshëm, kur Xavi pasoi një top për lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi, që nuk fali nga afërsia.
Messi duke festuar golin e parë të ndeshjes (Foto: AP)
Pjesa e dytë
Duke mos pasur çfarë të humbasin, mbretërit e filluan më me intensitet pjesën e dytë të takimit, por Valdes arriti të mbrojë goditjet nga Marcelo (51’) dhe Ronaldo (55’).
Në anën tjetër blaugranët shfrytëzuan kundërsulmet për të shtuar epërsinë në 2-0 pas gati një ore lojë (59’). Një asistim i shkëlqyeshëm nga Sergio Busquets dërgoi topin te sulmuesi Pedro Rodriguez, i cili i gjendur ballë për ballë me portierin Iker Casillas u gjend më së miri.
Pedro dhe Messi duke iu gëzuar golit të dytë (Foto: AP)
Reali pati disa raste të mira më pas me anë të Gago (58’) dhe Rafael van der Vaart (59’), por që të dyja goditjet u ndaluan nga njëshi i Barcelonës.
Ronaldo goditi murrin e gjallë gjatë një goditjeje të lirë jo larg golit (63’), ndërsa një tjetër goditje të lirë më vonë e dërgoi në duart e Valdes (65’). Portugezi po ashtu pati një rast të mirë shënimi gjatë një kundërsulmi, por goditja e tij u mbrojt edhe një herë nga Valdes (68’), që shumë shpejt më pas i mohoi një goditje edhe Gutit (69’).
Të fokusuar në sulm lojtarët e Realit harruan mbrojtjen, duke iu dhënë mysafirëve raste të kërcënojnë me kundërsulme. Messi pati një rast tjetër shënimi (71’), por u ndalua nga portieri Casillas. Argjentinasi më vonë (78’) pranoj një top tjetër të shkëlqyeshëm, por keqpërdori edhe këtë rast.
Ndeshja vazhdoi me disa aksione më të ngadalshme, por nuk solli asgjë shënim tjetër, përveç një goli të shënuar nga Raul, por të anuluar paraprakisht për shkak të prekjes me dorë (86’).
Me fitoren e sotme, Barcelona merr kreun e tabelës me tre pikë epërsi ndaj Real Madridit, dhe ka shansin më të mirë për të fituar kampionatin dhe për të mbrojtur titullin e kampionit të Spanjës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit
Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”
Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit