LAJMI I FUNDIT:

Barca nuk do ta përsërisë sezonin e kaluar

Barca nuk do ta përsërisë sezonin e kaluar

Përkundër fitores minimale prej 1-0, Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Edhe pse rezultati i përgjithshëm nga të dyja përballjet është 2-2, Sevilla kualifikohet falë një goli më tepër të shënuar në terren mysafir.

Takimi i parë i zhvilluar në Camp Nou, përfundoi me fitoren e Sevillas me rezultat 2-1. Në atë takim, për Sevillan shënuan Diego Capel dhe Negredo, ndërsa për Barcelonën, Zlatan Ibrahimovic.

Në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan, Blaugranët fituan me një gol të shënuar nga Xavi Hernandez (64’), i cili nuk mjaftoi që katalunasit të vazhdojnë tutje.


Kjo do të thotë se Barcelona nuk do ta përsërisë atë që arriti sezonin e kaluar, kur arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm. /Telegrafi/