LAJMI I FUNDIT:

Bankat gjermane premtojnë pjesëmarrje në ndihmën për Greqinë

Bankat gjermane premtojnë pjesëmarrje në ndihmën për Greqinë

Bankat dhe sigurimet gjermane kanë premtuar, të përfshihen në paketën e re të ndihmës për Greqinë e zhytur thellë në borxhe me 3.22 miliardë euro. Këtë e bëri të ditur ministri i financave Wolfgang Schäuble në Berlin pas bisedimeve me përfaqësues të rangut të lartë të sektorit të financave.

Para nga bonot greke që maturohen deri në 2014-ën do të investohen sërish në shtetin anëtar të BE-së. Pas vendimeve parimore të kursimit parlamenti në Athinë miratoi edhe rregullat e zbatimit në hollësi, raporton Deutsche Welle.

Me këtë janë përmbushur kushtet për ndihma të reja për Greqinë, deklaruan presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso dhe presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompoy në Bruksel. /Telegrafi/