LAJMI I FUNDIT:

Bankat gjermane kufizojnë bonuset

Bankat gjermane kufizojnë bonuset

Të gjitha institucionet më të mëdha financiare gjermane arritën pajtueshmëri për ta limituar lartësinë e bonuseve të cilat u paguhen të punësuarve. Këtë e deklaroi drejtori ekzekutiv i “Deutsche bank”, Jozef Akerman, duke shtuar se kancelarja Angela Merke, me siguri nuk do të ketë nevojë për zbatimin e modelit britanik të tatimimit të bonuseve.

Bankat më të mëdha gjermane dhe kompanitë e sigurimeve dje arritën marrëveshje për t`i zvogëluar bonuset dhe të zbatojnë program për “vetëdisiplinim”.

“Konsiderojmë se është më së miri për bankat dhe kompanitë e sigurimeve që të disiplinohen dhe ta kufizojnë pagesën e bonusave të menaxherëve të vetë”, deklaroi Akermani.

Britania e Madhe dje vendosi tatim prej 50 për qind të bonuseve bankare më të mëdha se 25.000 paundë