LAJMI I FUNDIT:

Banka qendrore kineze vazhdon me politikën e lirë monetare

Banka qendrore kineze vazhdon me politikën e lirë monetare

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, banka qendrore kineze, Zhou Xiaochuan u shpreh në Pekin se në vitin 2010, banka qendrore kineze do të ngrejë nivelin e kontrollit makroekonomik dhe do të ruajë zhvillimin ekonomik relativisht të qëndrueshëm dhe të shpejtë, duke vazhduar zbatimin e politikës së lirë monetare në nivelin e përshtatshëm.

Po këtë ditë, banka qendrore kineze organizoi një takim, për të studiuar masat konkrete të vendosura nga Konferenca Ekonomike Qendrore.
Zhou Xiaochuan tha se banka qendrore kineze do të ruajë një shpejtësi të përshtatshme të rritjes së kredive, do të forcojë përkrahjen e kredive drejt sektorëve të dobët shoqërorë, sektorëve që mund të hapin më shumë vende punë etj.