LAJMI I FUNDIT:

Banka greke rrënon dinarin serb

Banka greke rrënon dinarin serb

Një bankë greke e cila punon në Serbi gjatë ditëve të kaluara, kur valuta nacionale filloi të dobësohet, blen më shumë deviza në tregun ndërkombëtar, që shtynë kursin e dinarit përpjetë.

Këtë e shkruan gazeta serbe “Blic, duke shtuar se sipas ministrisë serbe të Financave vlerën e dinarit e rrënojnë spekulimet.

Supozohet se kompanitë greke të cilat punojnë në Serbi, dëshirojnë të tërhiqen nga transaksionet e dinarit dhe të kalojnë në euro, thekson gazeta.

Dinari serb hasi në minimum historik. Kursi mesatar i euros sot arrin 101.7099, që është për 25 para më shumë se dje.


Në Serbi punojnë katër banka greke edhe atë “Alfa”, Eurobanka EFG”, “Banka Nacionale e Greqisë” dhe “Pireus”.