LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore 300 milionë dollarë ndihmë Shqipërisë

Banka Botërore 300 milionë dollarë ndihmë Shqipërisë

Banka Botërore (BB) shton fondin e ndihmës për Shqipërinë. Ndërkaq, 300 milionë dollarë do të ofrohen për mbështetjen ndaj Shqipërisë për vitin 2011-2014.

Banka Botërore shton fondin e ndihmës për Shqipërinë nga 275 në 300 milionë dollarë. Tashmë 25 milionë dollarë do të jenë fonde shtesë për zonat e përmbytura në Shkodër.

Fondi është për sigurinë e digave dhe HEC-eve në Shkodër. 12.4 milionë dollarë do të financohen për rehabilitimin e stacioneve të pompimit dhe 12.4 milionë dollarë për kanalizimet në Shkodër.

Zyrtarët e Bankës Botërore kanë deklaruar se Shqipëria është një vend me të ardhura mesatare e lidhur me këtë çështje, vlerësim ka marrë dhe sistemi elektronik i Prokurimeve. /Telegrafi/